Përmbytjet shkatërruese në këtë vend, raportohet për viktima

Jil
Jil
2 Min Read

Stuhia e fundjavës e goditi pothuajse tërë vendin. Kadiz, Tarragona dhe Kastello ishin provincat e goditura nga shirat më të mëdha të dielën, sipas Zyrës Meteorologjike Aemet.

Dy njerëz vdiqën në provincën Toledo, si pasojë e stuhisë, tha kryetari i qeverisë rajonale të Kastillas, pa dhënë ndonjë hollësi.

Mediat spanjolle raportuan se një burrë u gjet i vdekur nga policia gjatë kërkimeve në një rrugë afër qytetit Bargas, derisa një burrë tjetër vdiq derisa ekipet e shpëtimit po mundoheshin të arrinin te ai në qytetin Kasarubios del Monte.

Shërbimet emergjente janë në kërkim të një burri, i cili u zhduk pasi vetura e tij u përmbyt në një lumë të hënën në mëngjes në zonën rurale, Aldea del Frenso, në perëndim të Madridit.

Zjarrfikësit e gjetën djalin e tij 10-vjeçar – i cili ishte në veturë me të dhe fillimisht u raportua si i zhdukur – të hënën në maje të një peme.about:blank

Një ditë më herët, shërbimet emergjente i kishin shpëtuar nënën dhe motrën e djaloshit.

“I gjori djalë e kaloi natën në një pemë”, tha kryetarja e qeverisë rajonale të Madridit, Isabel Diaz Ayuso.about:blank

Familja, e cila jeton në rrethinën e Madridit, Alkorkon, ishte duke qëndruar në një shtëpi pushimi të cilën e ka në pronësi në Aldea del Fresno kur goditi stuhia.

Ata kishin dalë në rrugë të alarmuar nga vërshimet e mëdha, sipas saj.about:blank

Disa ura u shemben në Aldea del Frenso dhe shiu i madh i mori me vete shumë vetura, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *