“Isuzi” përplas motorin, çifti i bashkëshortërve

Editor
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Bitinckë.

Sipas informacioneve të para mësohet se një makinë tip “Isuzi” ka përplasur një motor me të cilin udhëtonin burrë e grua, Agron dhe Drita Hasaj.

Çifti ka mbetur i plagosur dhe u transportuan në spitalin rajonal të Korçës ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.

“Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës”, njofton policia.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *