Përplasen 3 makina në aksin Memaliaj-Krahës, ndërron

Editor
1 Min Read

Gjirokastër – Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ku si pasojë ka ndërruar Dhoksia Mango nga Përmeti.

40-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të rënda dhe raportohet se trupi i saj është dërguar në morgun e Tepelenës.

Po ashtu, në spitalin e Gjirokastrës janë transportuar 3 të plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje për të vlerësuar dëmet dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

‘Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M. Nga përplasja ka ndërruar jetë Dhoksia Mango nga Përmeti dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *