Përplasen 5 makina në Kosovë, plagosen 6 persona

Jil
Jil
1 Min Read

Aksident masiv në Kosovë.

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Qerim të Gjakovës.

Zëdhënësi i policisë për Gjakovë, Sheremet Elezaj tha për KosovaPress se në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë makina.

“Rreth orës 8:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Qerim-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë pesë automjete (tri në lëvizje, ndërsa dy të parkuara). Për pasojë, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj.

Njëri nga personat e lënduar po e vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të tjerët janë liruar”, ka shtuar ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *