Përplasen dy makina me njëra-tjetrën, lëndohen 4 persona

Jil
Jil
1 Min Read

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë mbikalimit në Savër, në aksin nacional Lushnje-Fier. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 4 persona, një nga drejtuesit e automjeteve, një shtetase italiane, e cila ishte pasagjere në mjet dhe 2 fëmijë, nxënës shkolle. Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë në vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit është mosrespektimi i rregullave në qarkullim. Dy mjetet po lëviznin në korsinë nga Lushnja në drejtim të Fierit. Njëri nga drejtuesit ka dashur të kthehet për në Savër, por është përplasur nga mjeti tjetër që vinte nga e njëjta korsi.

Një nga shoferët është B.Zeqo, i cili kishte në automjet 3 nxënës shkolle, nipërit e tij dhe po i dërgonte në shtëpi kur është goditur nga ana e derës nga mjeti tjetër që drejtohej nga O. Stefanaj nga Berati i cili ishte me të fejuarën e tij, një shtetase italiane. Pas aksidentit, policia po merr në pyetje dy shoferët për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *