Përplasja e dy avionëve, rrëfehen pilotët: Nuk e pamë

Editor
2 Min Read

Pilotët e avionit të Japan Airlines me 379 persona në bord nuk e panë avionin me të cilin u përplasën, gjatë uljes së tyre në aeroportin Haneda të Tokios, tha një përfaqësues i linjës ajrore për AFP.about:blank


“Ne nuk kishim kontakt vizual (me aeroplanin e rojes bregdetare), na thanë pilotët. Ata thonë se pikërisht kur rrotat po preknin tokën, ose ishin gati të prekeshin, ata ndjenë një përplasje”, tha përfaqësues i JAL, kur u pyet për përplasjen që vrau pesë nga gjashtë personat në bordin e Bombardier Dash 8, me të cilin ndodhi përplasja.

“Një nga tre pilotët na tha se ai pa një objekt menjëherë përpara goditjes,” shtoi ai.

Të martën në orën 17:47 (ora lokale, 09:47 me orën tonë), ndërsa nata binte mbi Tokio, fluturimi JAL516, me origjinë nga Sapporo në pjesën veriore të arkipelagut, u përplas në ulje me një avion më të vogël që po përgatitej të ngrihej, për një fluturim për në Gadishullin Noto (Japoni qendrore), ku një tërmet i tmerrshëm kishte goditur zonën të hënën.

Përplasja shkaktoi një shpërthim spektakolar dhe Airbus A350-900 menjëherë mori flakë dhe u ndal disa qindra metra larg në buzë të pistës.


Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të avionit u evakuuan përpara se ky aeroplan pasagjerësh të shkatërrohej plotësisht nga flakët.

Hetuesit japonezë, francezë, britanikë dhe kanadezë janë mobilizuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *