JiL.al - Jeto i Lumtur

Përplasja Efi-Zhaklina: Bën si feministe, ndërkohë që normalizon tradhtinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Qëndrimi i Zhaklinës për situatën e Luizit dhe Kiarës tek lavamani dhe rastin e Kristit me të dashurën e tij jashtë, nga një pjesë e madhe e publikut është konsideruar si standard i dyfishtë.

Pra, me fjalë të tjera si mund ta konsiderosh dhunë çdo veprim apo fjalë të dalë nga goja e Luizit për Kiarën dhe të  duket normale që Kristi nisi një marrëdhënie me Keisin, pa sqaruar akoma raportin e tij me Zazan?

Pikërisht ky qëndrim i publikut, mbrëmjen e djeshme u tha me zë të lartë nga Efi e cila ndodhej në studion e “BBV”.

Ish-banorja është përballur me opinionisten duke i kujtuar që Kristin e “duartrokiti” për veprimin e tij, ndërkohë që akoma vazhdon dhe flet për dhunë.

“Kur Kristi tradhtoi të dashurën jashtë t’u duk shumë në rregull. Nuk e kuptoj, kjo është fryma që duam t’i japim shqiptarëve? Që mund të tradhtojnë dhe ta lëndojnë tjetrin pas asnjë shpjegim. Mua nuk më pëlqen ky lloj europianizmi,”-ka deklaruar Efi.

“Mua nuk më duket fare tradhti rasti i Kristit. Fryma që ne duam t’i japim shqiptarëve është që të vendosin në liri të plotë,”

-i është përgjigjur Zhaklina.

Kujtojmë që disa javë më parë kur produksioni përciptazi e diskutoi në “Prime” lidhjen e Kristit jashtë me Zazan, Zhaklina e lavdëroi Aliajn për modelin e ri të flirtimit që ka sjellë në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, Zhaku shtoi se nëse do të kishte qenë ajo në vend të vajzës të ishte ndjerë mirënjohëse që të paktën “u tradhtua live”.

Lexo të radhës

Kiara u trondit nga informacionet që mori nga ‘avantazhi’, moderatores i ndodh e papritura menjëherë jashtë shtëpisë së “BBVA”…

Nuk mban më! “Turp”/ Familjarët e Kiarës reagojnë ashpër pas “avantazhit” në BBV…

Nxehet keq shoku i ngushtë i Kiarës: Luizi e trajton si mbretëreshë, boll…

Scroll to Top