Përse ndodhi tërmeti në Elbasan? Sizmologët japin detaje

Jil
Jil
2 Min Read

Tërmeti i fundit me epiqendër në Bradashesh të Elbasanit, riaktivizoi një lloj frike tek njerëzit që e ndjenë atë.about:blank

Sizmologët thonë se fuqia e tërmetit ishte 3.9 sipas shkallës Rihter dhe me intensitet në epiqendër gati 5 ballë.

“Këto tërmete janë me magnitudë më të vogël se 4, që ne i quajmë tërmete të vogla dhe që dallohen në zonën e Elbasanit, pasi Elbasani bën pjesë në një thyerje të madhe tërthore, zona Lushnjë-Elbasan-Dibër, e cila është një zonë aktive në vendin tonë. Karakteristikë e kësaj zone është që tërmetet sidomos në këto vitet e fundit, janë tërmete të këtij niveli magnitude, gjë që tregon që energjia aty çlirohet, nuk kemi akumulime të mëdha ose sforcime të mëdha, që të kemi tërmete të forta.

Karakteristikë e saj është vetë ndërtimi i zonës, shtresat gjeotermale, zonën termale të Elbasanit dhe kemi shtresa me shpejtësi të ulët, që bëjnë që tërmeti të trigerohet më shpejt dhe të bëjnë që të mos kemi gjenerim të tërmeteve të mëdha. Tërmeti u ndje në qytetin e Elbasanit deri në 5 ballë, u ndje në Librazhd 4 ballë, dhe në Tiranë 3-4 ballë. Tërmete të tilla mund të shkaktojnë dëmtime të lehta në shtëpi të vjetra, shumë të vjetra. Nuk arrin pragun që të fillojnë dëmtimet. Që të arrijë pragun tërmeti duhet të jetë me magnitudë mbi 5 ose me intensitet në epiqendër 7 ballë“, shpjegon sizmologu Rrapo Ormëni.

Sipas tij, këto tërmete janë të vogla, janë tërmete që vetëm ndihen nga njerëzit, por nuk kanë efekte, pra nuk ka vend për asnjë lloj paniku.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *