Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gara për ta ndërtuar aeroplanin e parë në botë ka qenë e ashpër mes vëllezërve Wright dhe një zotëriu më pak të njohur të quajtur Samuel Pierpont Langley. Por a e dini përse këtë të fundit nuk e njohim? Edhe pse Langley ishte astronom dhe fizicient me nam, dhe kishte mbështetjen e institucioneve shtetërore të SHBA-së, ai megjithatë nuk arrititi ta realizonte projektin e tij me sukses. Ndërkaq, vëllezërit Wright, që kishin vetëm një punëtori të vogël dhe pasion për të fluturuar, ia dolën të ndërtonin aeroplanin e parë të suksesshëm.
Por si është e mundur? Kjo, për arsye se kur na lavdërojnë, na duket sikur veçmë kemi fituar. Langley i shfaqte ambiciet e veta dhe merrte lëvadata për gjëra që akoma nuk i kishte arritur. Vëllezërisht Wright mernin shumë pak ose aspak vëmendje.
Ka ekspertë që thonë se lëvdatat e hershme e bëjnë njeriun të ndihet sikur tanimë ka fituar. Dhe rrjedhimisht, ia ulin zellin për t’i ndjekur qëllimet e tij.
Disa studime kane gjetur që kur një individ ia cakton vetes një qëllim që lidhet për së afërmi me identitetin e tij dhe pastaj e ndan këtë qëllim me të tjerët, atëherë ka më pak gjasa ta arrijë atë.
Për shembull, nëse qëllimi juaj është të pini më shumë ujë dhe u thua miqve dhe familjes që do të fillosh të pish më shumë ujë, kjo me gjasë do të ketë shumë pak ndikim në atë nëse do të pish më shumë ujë apo jo. Përse? Sepse pirja e ujit nuk është diçka e lidhur me identitetin tënd.
Në anën tjetër, nëse qëllimi yt është të humbësh disa kilogramë, mbase nuk do të ishte ide e mirë ta ndash këtë me të tjerët. Dukja jote është diçka me të cilin identifikohesh. Kështu që, nëse u tregon njerëzve se planifikon të dobësohesh e më pas të gjithë të thonë se sa bukur do të dukeshe pas dobësimit, atëherë mund të kesh më pak nxitje për t’u dobësuar.
Ajo ndjenja e mirë që keni kur i tregojmë dikujt çfarë duam të bëjmë, na i ulë gjasat për ta bërë me të vërtetë. Ka një “ndjenjë të ngrohtë” që na shfaqet kur flasim për qëllimet, e kjo na bën përtacë pastaj. Sepse, në vend që këtë ndjenjë ta përjetojmë pasi të kemi sukses, duke folur për planet tona, ne e përjetojmë këtë ndjenjë më herët. Kështu përmbushemi dhe na humbet vullneti për të punuar. Rezultati? Nuk e ndjekim ëndrrën tonë.
Në vend të kësaj, është më mirë të mbani ditar dhe aty t’i shprehni të gjitha planet tuaja, njësoj si shpresat dhe frikërat që ndërlidhen me to.