JiL.al - Jeto i Lumtur

Përshkallëzohen tensionet, ministri i Mbrojtjes zbarkon në ushtrinë serbe në kufi me Kosovën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, arriti në garnizonin e Rashkës, afër kufirit me Kosovën, ku është vendosur një pjesë e ushtrisë së Serbisë. Veprimi në fjalë vjen pas tensioneve në veri.
Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi njoftoi se Vuçeviç do të diskutojë për situatën aktuale të sigurisë me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ushtria serbe është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake që nga 26 maji. Vuçiç e mori këtë vendim pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Scroll to Top