Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ju doni ta prezantoni veten si një kandidat ekspert dhe në harmoni për një punë, kështu t’i përshkruani veten një intervistuesi në vetëm tre fjalë mund të jetë një sfidë.
“Kjo pyetje nga intervistuesit nuk ka si qëllim për të përshkruar veten për t’ju njohur më mirë”, thotë Suzy Welch, autore bestseller dhe bashkëpunëtore e CNBC.
“Për këtë shërben CV, rekomandimet dhe intervista. Jo, ata pyesin për të kuptuar se sa autentik dhe i vetëdijshëm jeni”. Për të dhënë një përgjigje të saktë, Welch këshillon për punëkërkuesit këta tre hapa:
Përshkruani se si vepron mendja juaj
Welch thotë se punëdhënësit janë të interesuar të kuptojnë mënyrën tuaj të të menduarit. Në hapin e parë, për të tërhequr vëmendjen e intervistuesit, këshillohet të përdorni fjalë si “konceptual”, “kreativ”, “kureshtar”, “analitik” apo “metodik” për të përshkruar procesin e të menduarit.
Një nga gabimet më të mëdha që kandidatët mund të bëjnë në një situatë të tillë është përdorimi i fjalëve zhargon në biznes. Welch thotë, për shembull, se fjalë si “i orientuar drejt rezultateve” apo “i përqendruar te klienti” rrallë mund ta çojnë bisedën në drejtimin ku është i interesuar intervistuesi.
Zbuloni karakterin tuaj
Sipas Welch, një mënyrë për t’i bërë përshtypje punëdhënësit tuaj është të përdorni fjalë që shpjegojnë personalitetin tuaj. Fjalë si “elastik”, “i sjellshëm” dhe “i ndershëm” janë shembuj të mirë për këtë.
Thoni diçka interesante për veten
Si hap të tretë zgjidhni diçka që “të shfaqë se çfarë ju bën unikë dhe të pëlqyeshëm”, thotë Welch.
Ajo thekson se përgjigjet më të mira janë ato që lënë përshtypje të paharrueshme te një punëdhënës. Ja sepse, terma pozitivë si “optimistë”, “i përgjegjshëm”, “i qetë” apo jam “një negociator” apo “i vendosur” janë gjithnjë të këshillueshëm për të përshkruar veten.
“Askush prej nesh nuk mund ta përshkruajë veten në tri fjalë”, thotë Welch, por “ju duhet t’i përgjigjeni kësaj sfide me autenticitet dhe vetëdije dhe do të shkoni shumë përpara për të thënë gjithçka që ka vërtet rëndësi”.