Përtej Dashurisë Xheladin Rumi

Jil
Jil
2 Min Read

Përtej Dashurisë; Xheladin Rumi

Në qoftë se nuk di të duash,

Mëso të duash,

Patjetër përpiqu të duash

Çdo gjë qe të sheh syri,

Çdo gjë që percepton,

Çdo gjë që mund të imagjinosh

Duaje, duaje,

Të duash mëso

Edhe çdo gjë që dëgjon,

Çdo gjë që ndodhet në këtë univers…

Asgjë të shemtuar s’ka në këtë botë,

Asnjë, pale sa e rëndomtë të të duket,

Një insekt sa i vogël po as ai

I shemtuar nuk është,

Një fije bar merre në dorë

Sa e brishtë a nuk e sheh?

Duaj lulet, gurët, retë,

Çdo gjë me formën, ngjyrën, kuptimin e saj,

Duaje, duaje, Mëso të duash,

Përpiqu të duash,

Bota për dashurinë tënde është krijuar,

Më parë mëso dashurinë,

Shiko një vogëlush,

Sa i mrekullueshëm,

Mendo dhe ata që e sollën atë në jetë,

Sepse kjo botë është krijuar

Për dashuri,

Duaji njerëzit

Ata për të mos qenë vetëm

Pranë teje të jenë

Për këtë, vertetë për këtë,

Janë krijuar,

I gjithë universi

Me zinxhirë të dashurisë është lidhur,

Prandaj edhe ti,

Të japësh dashuri mëso!

Sepse dije, Në shpirtin tend,

Për të gjitha këto paska vend,

Mos harro,

Bota vetë trembet nga njerëzit

Pa dashuri, Dhe nga frika,

Prej tyre largohet,

Apo më e keqja ju behet armike,

Prej vetes i largon,

Duaje edhe vdekjen,

Mëso ta duash Që të dish se ka një Perjetesi…

Dhe nëse të duash mësove,

Edhe të tjerëve duhet t’ua mësosh,

Që me sekretin e mrekullueshëm të kësaj bote,

Njerezimit t’i shërbesh…

Xhelaledin Rumi-Mevlana ( -1273)

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *