Nga nesër nis një javë tjetër ‘përvëluese’. Termometri deri në 40

Jil
Jil
2 Min Read

Për javën që presim përpara vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e Europës do të përjetojë një tjetër valë të nxehti.

Vapë ‘mbytëse’, javën tjetër vendi do përfshihet nga një tjetër valë të nxehti! Termometri do arrijë deri në 40 gradë celsiusFoto ilustruese

Për javën që presim përpara vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e Europës do të përjetojë një tjetër valë të nxehti.

Moti për pjesën më të madhe të ditëve të javës parashikohet i kthjellët. Megjithatë, në relievet kodrinore – malore në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët por hera-herës dhe në periudha afatshkurtra do të jenë edhe të vrullshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

 Vlen për tu theksuar fakti se pavarësisht origjinës së masave ajrore nga Afrika e Veriut (të thata dhe tepër të nxehta) kalimi i tyre mbi detin Mesdhe i bën ato të mbushen me lagështirë. Kjo bënë që temperaturat e mesditës të ndihen disa gradë më të larta për trupin e njeriut se sa vlerat e matura në kafazin meteorologjik (vapë “mbytëse”).

Megjithatë sipas hartave të parashikuara duke filluar nga fundjava e ardhshme pritet rënie e ndjeshme e temperaturave si dhe reshje shiu në një pjesë të madhe të territorit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *