Pesë dron ‘zbarkojnë’ në shtëpinë e BBV, ja për kë banor është

Editor
1 Min Read

Rozana Radi ka marrë një surprizë shumë të bukur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë shfaqur pesë parashuta vetëm për këngëtaren e njohur.

Në fillim u shfaqën katër parashuta që nuk kishin të shënuar asnjë gjë dhe banorët hidhnin batuta.

“Hë mo çuna, kaluat që kaluat të na kishit hedhur ndonjë llaf”, tha Rozana teksa banorët pranë saj qeshën.

Njëri është me tym të kuq. Gjithë këto lekë që kanë harxhuar duhet të kishin një mesazh”, vijoi Rozana.

Më pas shfaqet parashuta e pestë, e cila kishte fotografinë e këngëtares. Në momentin që pa foton e saj, ajo falënderoi personat që ia kanë nisur dhe u emocionua shumë.

Apokalips”, tha Gjesti kur pa parashutat për Rozanën, ndërsa kjo shtoi: “Faleminderit Kosovë, faleminderit Shqipëri”.

Gjithashtu këngëtarja u ul në gjunjë në shenjë falënderimi për këtë surprizë kaq emocionuese për të.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al