“Pesë fëmijët e mi…”/ Nëna denoncon bashkëshortin në polici

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sëfundmi një rast abuzimi seksual me të mitur është zbuluar në Korfuz të Greqisë.

Sipas informacioneve të enikos.gr, një 40-vjeçare ka akuzuar partnerin e saj se ka abuzuar me pesë fëmijët e saj të mitur.

Denoncimi është bërë të mërkurën në komisariatin e ishullit, ku nëna 40-vjeçare pretendon se partneri i saj 44-vjeçar ka abuzuar seksualisht me pesë fëmijët e saj muajt e fundit. Bëhet fjalë për dy vajza, 12 dhe 9 vjeç dhe tre djem, 9 dhe 14 vjeç.

Ndaj 44-vjeçarit është ngritur një dosje për përdhunim dhe akte seksuale me të mitur. Deri më tani nuk është përcaktuar koha në të cilën dyshohet se janë kryer veprat e lartpërmendura.

Scroll to Top