Pica kanabisit, birrë kokainës! Dalin FOTOT e grupit që

Jil
Jil
2 Min Read

Policia, pas një hetimi disamujor, ka shkatërruar një grup kriminal që shpërndante drogë në klubet e natës dhe në zonat e Tiranës që frekuentohen nga të rinjtë, në kuadër të  operacionin policor të koduar “Kodra e Diellit 3”.

Pica kanabisit, birrë kokainës! Dalin FOTOT e grupit që

Viola Bendaj dhe Heraldo Rexhepaj

Të arrestuarit janë: Herald Rexhepaj 35 vjeç dhe Viola Bendaj 31 vjeçe, (dy kokat e grupit) si dhe Arolf Harizi 19 vjeç, Arlind Aga 20 vjeç, Xhersildo Arifllari 21 vjeç, Dashamir Shehu 46 vjeç, Devis Saliaj  19 vjeç, Indrit Gjoshi 22 vjeç.

Pica kanabisit, birrë kokainës! Dalin FOTOT e grupit që

Arlind Aga

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Pica kanabisit, birrë kokainës! Dalin FOTOT e grupit që

Xhensildo Arfillari

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në sasi të mëdha, dhe më pas i shitnin ato në zona e lartëpërmendura.


Madje, ata komunikonin me kode. Kanabisin e quanin pica, ndërsa kokainën, birrë.

Pica kanabisit, birrë kokainës! Dalin FOTOT e grupit që

Arolf Harizi

Në cilësinë e provës materiale, gjatë zhvillimit të gjithë operacionit janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *