JiL.al - Jeto i Lumtur

Pjesë e skandalit s*ksual të Safet Gjicit/ Alma Kaçi “shpërthen”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Alma Kaçi, e reja që ishte pjesë e skandalit seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, është shprehur se prej 3 muajsh jeton pa drita dhe pa ujë, pasi sipas saj, pronari i shtëpisë ku ajo jeton me qira, kërkon ta largojë nga shtëpia, për shkak të frikës.about:blank

Komentet Kaçi i bëri përmes një interviste në Ora News, ku tha se momentalisht ajo ndihet e braktisur nga të gjithë familjarët.

Ajo i bën thirrje drejtësisë që të mundësojë të drejtat e djalit të saj, i cili është vetëm 12 vjeç.

“Jam e sigurt që opinioni publik do të thonë pse s’mendove për fëmijën, andej këtej. Kjo situata e fëmijës më vret. Djali është 12 vjeç, klasa e gjashtë, një nxënës ekselent dhe kjo më vret më tepër. Me anë ligjorë jemi divorcuar prej 6 vitesh, kurse kshtu, që kur djali ka qenë 2 muajsh. I ati nuk ka qenë këtu, ka krijuar një familje tjetër. Jetesa këtu dihet, kam punuar, puno sot, ha sot, jetesa këtu dihet.

Nuk ka lidhje Durrësi, por mënyra si ne shqiptarët i perceptojmë gjërat, lexojmë një artikull në rrjetet sociale dhe i bësojmë, pasi dëgjova që ma kanë bërë mamanë të verbër. Unë nuk jam shprehur kështu, ajo ka problemet e veta, është e moshës së tretë. Unë këtu jetoj me qera, pronari i shtëpisë që kur mori vesh këtë skandal, u tremb, jo do më vënë bombë te dera, jo kështu.about:blank

Ka prerë dritat dhe ujin si presion që unë të largohem, pavarësisht pagesat kanë qenë të rregullta. Mami vjen vetëm sa mbush ujë që na ndihmon dhe ikën te njerëzit e vetë. Unë jetoj vetëm me djalin, pa drita pa ujë prej 3 muajsh. Shkon djali karikon elektrikët nëpër lokale dhe… Nuk kam asnjë lloj mbështetjeje.about:blank

Nuk më takon mua të bëj denoncime. E vetmja gjë që mendoj është që ishalla që fëmija më vjen mirë në shtëpi. Kur nuk je mirë psikologjikisht, nuk mund të bësh projekte për të ardhmen. I drejtohem drejtësisë, që të mos më privohet e drejta e fëmijës sim”, është shprehur Kaçi.

Scroll to Top