Plagoset me armë gjahu 60-vjeçari

Editor
1 Min Read

Një 60-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armën e gjahut në fshatin Lumar të Mallakastrës. Mësohet se është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.about:blank

Sakaq, raportohet se arma i është sekuestruar nga forcat blu, pasi ishte pa leje.

“Pasditen e djeshme, në fshatin Lumar, Mallakastër, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu, që e mbante pa leje, shtetasi, 60 vjeç. Ky shtetas është në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e gjahut. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *