Plagoset me thikë një 28-vjeçar në Kukës

Jil
Jil
2 Min Read

Një 28-vjeçar nga Kukësi është plagosur me thikë pas një konflikti të çastit, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Sakaq, i plagosur është nisur drejt spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Mësohet se autori është një 24-vjeçar po nga ky qytetet.

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 28-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit mes tyre, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Kukësit ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi A. E., 28 vjeç, banues në Kukës, i plagosur me mjet prerës thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.about:blank

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. E. ishte plagosur me mjet prerës (thikë), nga shtetasi R. C., 24 vjeç, banues në Kukës, gjatë një konflikti të çastit mes tyre.

Shtetasi A. E. po merr asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.about:blank

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. C. dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *