Një sherr me thika ka ndodhur sot në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit.
Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person, i identifikuar si Mirel Ishka.
Ai është dërguar me shpejtësi tek Trauma dhe po i nënshtrohet një operacioni.
Ndërkohë autori është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.
“Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.