Gazetari Sokol Bregu në një studio televizive komentoi plagosjen e efektivit të “Shqiponjave” nga Klered Bozhanaj, 42 vjeçari i cili nuk jep një shpjegim të plotë të ngjarjes, arratisjes dhe ku u fsheh, por luan dhe përgjigjet me konotacion humori.about:blank
Duke vijuar më tej, Bregu tha se 42-vjeçari nuk mund të falet kaq lehtë.
Ai u kthye në banesë, do dorëzohej pas kontaktit me familjarët. Kushdo qoftë personi kur qëllon ndaj policisë duhet ta kuptojmë sikur na ka qëlluar ne.
Duke pasur parasysh dhe duke i bërë një analizë, krimi i organizuar dhe kokat më të mëdha sa herë u bëhet një operacion policor nuk shkëmbejnë zjarr e dinë që do të ketë kundërpërgjigje.
Ka pasur probleme me përdorimin e lëndëve në Itali.about:blank
A di një njëri me probleme psikike t’i fshihet policisë 24 orë? As ligji dhe askush nuk duhet ta falë, jo se ka qëlluar një polici dhe jeta e dikujt tjetër është më pak e vlefshme. Duke marrë se çfarë kurajo ka. Polici përfaqëson shtetin, kur nuk do t’ia dish dhe qëllon mbi të kush janë personat e tjerë. U bë e madhe ngjarja se ishte një polic.
Ai nuk jep një shpjegim të plotë, luan me mënyrën e vet. Nuk e kam parë nga afër, dhe ata që e kanë marrë në pyetje, i kam pyetur, ata thonë që kishte një gjendje të tillë mendore, por t’ia lëmë shkencës që të dalë në përfundimim që ‘ka këtë problem’. Nuk dihet ku e ka bërë xhiron e tij. Është qetësuar diku dhe ka lëvizur gj ithë kohës. A është arrestim, apo dorëzim? Ai ka probleme, ne do themi është arrestim. Po shkonte në banesë. A ishte arrestim i lehtë? Po ishte. I vëllai e ka kontaktuar që duhet të dorëzohej, si duket e ka bindur. Një njeri me armë dhe me probleme të shëndetit mendor. Të gjithë ata që kanë asistuar në pyetje, duke u nisur thonë që ka problem të shëndetit mendor dhe përgjigjet janë me konotacion humori. about:blank
Nuk mund të falet kaq thjesht. Pasi po t’i falim kaq thjesht mund të bëjnë lojën të gjithë. Duhet ta dënojmë maksimalisht pavarësisht se mund të ketë vërtetë nevojë për mjekim. Këta mund të shtohen në një moment. Sa mirë në një moment kushdo që ka vrarë krijon një alibi nga mjeku ligjor dhe ne mendojmë janë të gjitha dyshuese dhe pastaj dalin nga burgu dhe pastaj nuk ndodh asgjë. Burimet e mia thonë që ka oshilacione të shëndetit mendor, nuk e dyshoj. Psikiatria e mban një kohë, mbase dhe e shëron. Është dilemë dhe këtë mund ta sqarojë një mjek i vërtetë psikiatër.
Policia nuk ka një të dhënë fikse se ku ka qarkulluar në ato orë. Mendohet se ka qenë buzë Dajtit, po është vetëm një dyshim, por që nuk mund të merret e mirëqenë.