Plagosi me armë të ftohtë bashkëshorten, bie në pranga 48-vjeçari

Editor
1 Min Read

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 38-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 48-vjeçar pasi ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 38-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetëm

NJOFTIMI I POLICIS

Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës, bashkëshorten e tij, në banesën e tyre në fshatin Grizhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. Z., 48 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij 38 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *