Plagosi me gërshërë 24-vjeçarin, e pëson keq autori (Emrat)

Jil
Jil
1 Min Read

Xh. Yzeiraj 24 vjeç është plagosur me gërshërë nga 30-vjeçari A. Hoxha, pas një konflikti të çastit në Ballsh të Mallakastrës.

Njoftimi i Policisë: 

Plagosi me mjet prerës (gërshërë), një 24-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar.

Rreth orës 21:00, në lagjen “5 shkurti”, Ballsh, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (gërshërë), shtetasi Xh. Y., 24 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Ballsh, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *