Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij dhe u Zhduk,

Jil
Jil
1 Min Read

Është vënë në pranga pas dy orësh në arrati 16-vjeçari i cili mbrëmjen e sotme ( 22 tetor), ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, i cili ka përfunduar në spital.about:blank

Policia bën me dije se adoleshenti pasi plagosi 16-vjeçarin është larguar nga vendngjarja, ndërsa tashmë u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier

I plagosuri 16-vjeçar është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku bluzat e bardha po i japin mjekimin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe çfarë lidhjesh ka autori me të plagosurin.

Fier/Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, 16-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij.

16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *