Pas disa orësh ndjekje intensive policia ka arrestuar një 35-vjeçar, banues në Lushnje i cili akuzohet se ka goditur me thikë dy vëllezër në Tiranë duke iu shkaktuar plagë të rënda.
Një 17-vjeçar i cili nuk kallëzoi krimin po procedohet në gjendje të lirë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Thoma Koxhaj” pas një konflikti për motive të dobëta. Autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes dhe në momentin që u kap në një hotel në qytetin e Lushnjës, iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.
Dy vëllezërit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.