JiL.al - Jeto i Lumtur

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Malësi të Madhe, zbardhen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Malësi të Madhe. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vermosh, ndërsa mësohet se autori është Gjergj Marku.about:blank

Plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa raportohet se Marku i ka dëmtuar edhe makinën personit që e plagosi.

Autori u arrestua nga policia pas disa minutash ndjekje. Ndërkohë në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e shtetasit Gjergj Marku, pasi ka qenë prezent gjatë konfliktit dhe e ka kanosur 30-vjeçarin.

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në këtë adresë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gj. M. kishte plagosur me armë zjarri pistoletë, në dorë, shtetasin M. P., 30 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, shtetasi Gj. M. ka dëmtuar automjetin e shtetasit D. Q. dhe e ka kanosur atë, pasi i ka ofruar ndihmë shtetasit të plagosur.

Scroll to Top