I riu me inicialet G. N., rreth 35 vjeç është paraqitur me plagë në këmbë te spitali i Traumës. Autori është identifikuar si D. K., 30 vjeç, dhe shkaku i sherrit ka qenë për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe i plagosuri është në spital, teksa autori në kërkim.
Plagosi me armë gjahu një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.