Plagosja me armë zjarri në Tepelenë, reagon policia dhe zbardh detajet

Jil
Jil
1 Min Read

Një 16-vjeçar në Tepelenë është plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga shoku i tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites rreth orës 10:20. I mituri me iniciale O.V. ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut. Ai ka marrë një plumb në këmbë.

Sipas policisë, 16-vjeçari kishte shkuar në banesën e shokut të tij E.Gj. 16 vjeç. Ky i fundit dyshohet se e qëlloi aksidentalisht me pistoletën e babait të tij, që është punonjës policie në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë, inspektor T. Gj. dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrativo-penal për këtë rast.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të  rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *