JiL.al - Jeto i Lumtur

Plagosje me thikë në Elbasan, arrestohet një 17-vjeçar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 17-vjeçar është shoqëruar në ambiente t komisariatit të policisë së Elbasanit, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë pas një konflikti fqinjin e tij, një 27-vjeçar me inicialet A. H.about:blank

27-vjeçari i plagosur ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës thikë që dyshohet se është përdorur nga autori, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar një shkop metalik, që u gjet gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.about:blank

“Dëmtoi me mjet prerës, një 27-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 17-vjeçari, autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte shkuar për të marrë mjekim, një 27-vjeçar, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.about:blank

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin A. H., 27 vjeç,(fqinj), i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, i autorit të dyshuar të plagosjes, ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.about:blank

Mjeti prerës thikë që dyshohet se është përdorur nga autori, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar një shkop metalik, që u gjet gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit.

Scroll to Top