‘Moj skizofrene’! Plas keq mes Erjolës dhe Ilnisës

Editor
2 Min Read

Një debat i ashpër ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes Erjola Doçit dhe Ilnisa Agollit. Kjo e fundit ishte duke bërë për të ngrënë në kuzhinë kur pranë saj shkoi edhe moderatorja për të skuqur vezë.

Gazetarja në një moment me tiganin e saj i shtyn Erjolës tiganin që e kishte në zjarr. E këtu nisi debati ku nuk munguan as ofendimet.

Pjesë nga debati:

Erjola: Avash se më shtyve tiganin, deshe me më djegë? O skizofrene

Ilnisa: Ça the?

Erjola: Skizofrene, se një njeri që do me të djegë me vaj i tillë është

Ilnisa: Ça the?

Erjola: Po ik o Ilnisa më lë rehat

Ilnisa: Ça the? Sheh ndonjë pasqyrë duke parë veten?

Erjola: Jo, mos i imito fjalët që të thashë unë dje po i flet vetes

Ilnisa: Si nuk të vjen turp

Erjola: Po ik se me ty nuk rrihet, nuk hahet, nuk pihet, më lë rehat tani

Ilnisa: Kujdes se po gatuar, shiko se si më bëre

Erjola: Po të dojë e shtyn tiganin e ty, po shtyu timin. Po të më kishte rënë vaj mua, e shihje ti

Ilnisa: Ça, ça?

Erjola: Të më kishte rënë vaj mua, e shihje ti si do fluturoje. Edhe në polici shkoje, veç një pikë vaj të më binte

Ilnisa: Ashtu siç më ra mua

Erjola: Po ik moj se më shtyve tiganin, se është i rrëshqitshëm

Ilnisa: Nuk ka kamera këtu? Hipokritja më e madhe, po si nuk ke turp

Erjola: Po ik moj se ti edhe në bukë do sherr, po ik pash Zotin

Ilnisa: Do protagonizëm zemra e vogël

Erjola: Protagonizëm do ti se nuk të fola. Erdhe këtu duke hedh kunja

Ilnisa: Çfarë neveri

Erjola: Foli vetes neveri

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *