Plas keq mes Livias dhe Rozanës, këngëtarja shpërthen në lot

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Debate të shumta kanë përfshirë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ditën e sotme. Rozana dhe Livia kanë patur një përballje mjaft të fortë, ku në një moment këngëtarja ka shpërthyer edhe në lot.

Gjithçka nisi kur Gjesti i tha Livias që të mos merret me Danjën, por me Rozanën që mendon se ajo rrezikon të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Teksa Livia i thoshte se nuk do merret me Rozanën në sy të të gjithëve, Gjesti i kthehej duke i thënë ‘që ajo po bën sikur ka probleme me zërin, por e ka në rregull’.

Këtu ka shpërthyer Rozana, e cila me zërin e ngjirur, i thotë atij që të mos tallet me këtë gjë. Më pas ajo hyri brenda dhe sërish fliste me zë të lartë. Laerti dhe Kelly u munduan që t’a qetësonin dhe të ruante zërin, por ajo nuk ndalej.

“E kam ruajtur që ditën e parë”, tha ajo për Livian, e cila në ato momente hyri brenda dhe e dëgjoi dhe e pyeti: “Kush të ka kërkuar për të më ruajtur? Pse shpif?”.

Edhe pse Laerti i tha Livias që të mos reagojë tani se nuk ishte momenti, dy banoret nisën një debat me tone të larta.

“Nuk të kam kërkuar me u fut, të kam thënë bëj ça të duash”, ia bënte Livia dhe këngëtarja i tha vetëm: ‘Ik larg, ik larg’.

Më pas Rozana ka shpërthyer në lot:

“Të m’a bëjë Gjesti dhe Livia mua. Nuk kam zë të thashë 100 herë. Vetëm e kam ruajtuar atë gocën. Të më thotë ajo mua 1001 gjëra që kam qarë si fëmijë për atë gocën”.

Scroll to Top