JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Plas’ sherri mes dy mësueseve në shkollë, dalin detajet e para..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy mësuese në qytetin e Prizrenit janë përfshirë në një zënkë mes njëra-tjetrës këtë të shtunë. Policia e Kosovës bën me dije se arsimtarët janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Si pasojë e zënkës ka mbetur e plagosur njëra prej mësuesve e cila ka përfunduar në spital. Ajo ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Materialet në lidhje me rastin i kanë kaluar prokurorisë për veprime  të mëtejshme hetimore.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar kujdesin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Detaje tjera lidhur me rastin ende nuk janë bërë publike.

Scroll to Top