Plas sherri mes vëllezërve në Fier, zbardhen detajet e para

Editor
1 Min Read

Një sherr mes vëllezërish është shënuar në lagjen “Sheq i Madh’ i Fierit. Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt me dy vëllezër të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas kallëzimeve të marra për një konflikt për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, në lagjen “Sheq i Madh”, kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të.

Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të përfshirë në konflikt, S. P., 20 vjeç dhe K. P., 22 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Gjithashtu, po punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt, J. H., 20 vjeç dhe K. H., 22 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se kanë kanosur me jetë shtetasit S. P. dhe K. P” informoi sot policia.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij konflikti.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *