JiL.al - Jeto i Lumtur

Plas sherri për pronën në Kukës/ Dy vëllezërit plagosin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

U konfliktuan për motive pronësie dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri në këmbë kushëririn e tyre, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar (vëllezër). Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e tyre.about:blank

Në fshatin Shtiqen, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje.

Scroll to Top