Edhe rreth 1 muaj na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother”. Tashmë brenda lojës banorët po bëjnë llogaritë e tyre, duke u përpjekur që të kenë të paktën një vend në finale.
Por teksa loja vijon me strategjitë e tyre, jashtë kanë nisur teoritë e konspiracionit. Ditët e fundit në rrjet po qarkullon një video ku thuhet se katër finalistët do të jenë: Luizi, Bledi, Dea dhe Kristi. Sipas videos, lajmi është nxjerrë nga burimet të sigurt nga brenda “Top Channel”.
Kaq ka mjaftuar që menjëherë të nisë të përhapet gjithë andej, ashtu si me çdo teori tjetër që qarkullon rreth “Big Brother”.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, me largimin e Oltës, rrjeti shpërtheu me komente se në fakt dalja e saj ishte bërë me kërkesë të bashkëshortit. Sipas videove të shpërndara në “Tik-Tok”, ka qenë bashkëshorti ai që ka kërkuar largimin e aktores nga loja, teksa e ka parë se jashtë figura më e dashur është Luizi.
Megjithatë, vetë aktorja ka konfirmuar edhe pas daljes së saj se vendimi për të lënë lojën ishte pikërisht për shkak të djalit të saj.
Janë pikërisht këto video që shkaktojnë shumë zhurmë në rrjet, që herë pas here sjellin disa indicie rreth prapaskenave të këtij formati. Krahas Luizit dhe Oltës, shumë e diskutuar ka qenë edhe Jori.
Modelja e famshme në Itali është diskutuar shpesh herë për një histori që mund të ketë pasur me Luizin. Në “Tik-Tok” kanë qarkulluar video të ndryshme, ku flitet se dyshja ka pasur një histori dashurie vite më parë. Ka mjaftuar vetëm një batutë mes dy banorëve, që jashtë të shkaktohet një ‘furtunë’.
Pak ditë më parë, Luiz Ejlli hodhi hipotezën se njihet që nga jashtë me Jori Dellin. Kjo e fundit nuk e mohoi një gjë të tillë dhe si pasojë banorët dhe publiku nisën të bëhen kuriozë se çfarë ka pasur mes tyre.
Madje, fansat e tyre kanë aluduar gjithashtu se ata mund të kenë qenë të lidhur. Por këtë kuriozitet e ka hequr personi që menaxhon profilin e “Instagram”- it zyrtar të modeles. Mikesha e Jorit, e cila merret me rrjetin social të saj, ka bërë së fundmi një pyetësor, ku ndjekësit kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet.
E një nga këto pyetje lidhet pikërisht me deklaratën që bëri këngëtari i njohur.
“A ka qenë Jori ish-e dashura e Luizit?!”, ishte pyetja që dikush ngriti. “Jo, nuk njihen. Kur thanë që njihen, e bënë për lojë për banorët”, është përgjigjja në profilin e “Instagram”-it zyrtar të Jorit.
E duket se shpeshherë miqtë dhe të afërmit e personazheve kanë zgjedhur të hedhin poshtë këto thashetheme, duke rrëfyer versionin e tyre të historive.
Ndërkohë që hipoteza me emrat e finalistëve deri më tani është shpërndarë, duke mos hasur në përgënjeshtrime. Ajo që vihet re në listën me 4 personazhe, është mungesa e emrit të Qetsorit, një ndër personazhet më të folur dhe më të komentuar.
Edhe pse ish-fituesi i “Big Brother 2” ka hyrë me qëllimin për të fituar, emri i tij nuk figuron në listën me 4 konkurrentët.
Megjithatë, finalja e spektaklit është planifikuar me 6 maj dhe me gjasa deri atëherë shumë gjëra do të ndryshojnë, me gjasa edhe lajmet për finalistët e paracaktuar.
- LEXO TË RADHË
- Rezultatet: Nuk do ta besoni kë votuan shqiptarët për të larguar sonte nga BBVA
- ‘Nëna Leta përfundon në spital’, kushërira e Kiarës jep lajmin e keq: Është…
- VIDEO/ E quajti Luizin “kokrra e vulgarit”, Efi i del në mbrojtje dhe…