Plasin skenarët post-gusht, dalin në skenë 80 mijë faqe përgjimesh

Jil
Jil
3 Min Read

Përgjimet e aplikacionit “Sky ECC”, Karamuço: Ka dosje ‘përvëluese’

Ndërkohë, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka deklaruar se Eurojustic ka në posedim mijëra mesazhe nga përgjimet e aplikacionit “Sky ECC” që mund të çojnë në arrestime të shumta. Dje, në një intervistë televizive, Karamuço tha se në këto përgjime ka dosje ‘përvëluese’ për shumë persona.“Janë mijëra mesazhe të Sky, në kuadër të Eurojustic, që kur kanë marrë këto të dhëna. Në këto mesazhe ka dosje përvëluese. Një historik shumë i madh. Mund të fillojnë arrestime nëse përdoren ato mijëra mesazhe”, deklaroi Karamuço.

Prençi: Po foli Pëllumb Gjoka qeveria Rama bie brenda një dite

Nga ana tjetër, edhe ish-zyrtari i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi, komentoi megaoperacionin e zhvilluar nga SPAK në tre qytete, në Tiranë, Shkodër e Kukës, ku mes të arrestuarve ishte dhe Pëllumb Gjoka. Dje, në një intervistë televizive, Prençi nënvizoi se nëse flet Gjoka, qeveria e Edi Ramës do të bjerë brenda një dite. Sipas tij biznesmeni di shumë gjëra ndërsa shtoi se qeverisë më shumë i ka dhënë se sa i  ka marrë.“Nëse SPAK do të bëjë të mundur që Pëllumb Gjoka të flasë, të garantojë që do të harrohet  dëshmia e Nuredin Dumanit. Asgjë nuk janë inceneratorët në krahasim me këtë rast. Nëse do flasë Gjoka, qeveria nuk mund të rri në këmbë qoftë dhe një ditë, jo nga opozita por nga populli. Gjoka i ka përcjellë të gjithë drejtuesit politik të majtë dhe të djathtë, me përjashtim të Edi Ramës dhe Erion Veliaj që i ka miq prej vitesh. Me të gjithë të tjerët ka bërë kompromise dhe interesa pragmatiste.  Ka pasur raste që në një tavolinë të fshehtë ka pasur të PD dhe tek tjetra ka pasur të PS. E dinë gazetarët dhe policia. Dhomat e fshehta i kishte aty ku kishte sarajet. Unë si qytetar kam qejf që Pëllumb Gjoka të flasë. Këtyre që janë në pushtet, Pëllumb Gjoka më shumë ju ka dhënë sesa ju ka marrë. Ishalla do të flasë. Po foli, qeveria e Ramës nuk rri asnjë ditë, ai di shumë”, deklaroi Prençi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *