Dita e premte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.b
Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpëjtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen të jenë në zonat malore 16 deri 27°C, në zonat e ulëta 18 deri 32°C dhe në zonat bregdetare 19 deri 34°C.