Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Kiara Tito ka hyrë në ‘Twitter’, ku përveçse ka bërë disa postime, ajo ka bashkëbiseduar edhe me ndjekësit e saj të shumtë.
Moderatorja ka treguar se hy në ‘Twitter’ për të marrë pozitivitet si dhe falënderon fansat për komentet e bukura që bëjnë.
“Hyj në Twitter për tu mbushur pak me pozitivitet. A sa të mirë jeni. Ju falënderoj për çdo koment, i lexoj me qejf të madh”, shkruan Kiara.
Ndërkohë ndjekësit i kanë thënë që të jetë më shumë aktive në rrjetet sociale dhe moderatorja u është përgjigjur:
“Do jem ju premtoj, por po kaloj pak më shumë kohë me familjen këto ditë se më kishte marrë malli shumë për nëna Letën dhe gjysh Veliun”.
Ndërsa kur e kanë pyetur nëse po i mungon Luiz Ejlli dhe puthjet e tij të natës ”/ së mirë, Kiara përgjigjet shkurt: “Shumë”.
Lidhur me rrengun që i bëri Luizi, fansat e pyetën nëse do ja kthente me të njëjtën monedhë. Moderatorja u përgjigj:
“Po çdo marr unë lumëmadhja, mezi çava një tollumbace. Do përpiqem”.
Megi merr goditjen që nuk e priste nga fansat
U miratua një javë më parë, ja si do të ndryshojnë pagat e…
Miku i ngushtë i banores së “BBVA” habit me deklaratën: Ja çfarë do…
- ETIKETIMET
- BIG