JiL.al - Jeto i Lumtur

Po filmonin video për rrjetet sociale, drejtuesi i makinës përplas

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në Romë.

Makina e tyre është përplasur nga një tjetër automjet, i drejtuar nga një i ri, i cili bashkë me pasagjerët ka qenë duke filmuar video për rrjetet sociale.

5-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me nënën e tij 29-vjeçare dhe motrën e tij 3 vjeç, ku u përplasën nga një makinë e drejtuar nga një i ri, i cili ishte duke filmuar një video për rrjetet sociale.

Bashkë me 22-vjeçarin kanë qenë pasagjerë 4 të rinj.

Sakaq, nëna dhe motra e tij 3-vjeçare kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas mediave italiane të rinjtë kanë qenë duke filmuar video për t’i postuar në YouTube.

Scroll to Top