Rrëshqitje masive e tokës nga moti i keq që ka përfshirë Italinë, Francën dhe disa vende të tjera. Trenat janë pezulluar midis Francës dhe Italisë.
Mediat italiane kanë publikuar pamjet e momentit kur pasditen e së dielës 27 gusht, një rrëshqitje e madhe dheu ra në zonën Maurienne, pranë komunës së Freney në Francë, jo shumë larg Bardonecchia.