JiL.al - Jeto i Lumtur

Po tentonte të kalonte kufirin, e pëson keq 36-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një i ri 36-vjeçar teksa ishte i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia e Lezhës, teksa po tentonte të kalonte kufirin në Muriqan. Mësohet se ai ishte në kërkim për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”about:blank

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Muriqan në dalje të vendit, ndaluan shtetasin  36 vjeç, banues në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top