Artan Hoxha ka qenë mjaft i ashpër me Fredi Belerin, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, duke deklaruar se persona me rrezikshmëri të lartë, pjesëtar të ish partisë që u shpall si terroriste, Agimi i Artë, dhe pjesëtar të grupeve anti-shqiptare, po bëhen gati të vijnë të votojnë për të.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha foli edhe për të shkuarën e Belerit dhe dyshimet se mund të ketë qenë i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë, gjë të cilën Beleri e mohon, por edhe autoritetet shqiptare nuk kanë gjetur prova dhe ai nuk është dënuar, madje së fundmi SPAK mbylli hetimet ndaj tij.
Beleri ka qenë veçanërisht i sulmuar nga kryeministri Rama në ditët e fundit të fushatës.
- Më të lexuarat
- Shpërthimi zjarrit masiv në Milano me 5 të plagosur/ Shkolla dhe banorët pranë…
- E pabesueshme çfarë po ndodh me Luizin pas fitores së BBVA2 (Foto)
- “Na keni çarë mitrën”/ ‘Shpërthen’ Zhaklina Lekatari, ja kujt i drejtohet ish-opinionistja e…
“Në zgjedhjet e kaluara, Beleri u pengua të kandidonte nga Prokuroria sepse ishte marrë i pandehur si person i akuzuar për ngjarjen e 10 prillit 1994, kur në repartin kufitar të Peshkëpisë, një komando i hyrë nga territori grek, na vrau dy dëshmorë të atdheut, komandatin e repartit, Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini. Na mori peng për tetë orë, 130 ushtarë, sepse ishin të paarmatosur. Morën peng dy persona dhe armatimi i repartit të Peshkëpisë u gjet pas dy vitesh i groposur në vilën e një doktori nga Himara në Athinë.
E kam parë që është kujdesur shumë në media, shumë kolegë tanët i kanë bërë PR, është pjesë e tyre. Ai zyrtarisht nuk ka vendim fajësie. Autoritetet tona për turpin e tyre, nuk kanë arritur dot ta provojnë. Nuk e kemi arrestuar ne Fredi Belerin për atë ngjarje, e ka arrestuar Greqia. Ai doli dhe e tha në një TV, që isha në Qipro. E ka arrestuar policia greke, jo komisariati i Delvinës apo Dropullit.
E ka arrestuar policia greke dhe e ka hetuar Prokuroria greke. Informacionin e kanë dhënë shërbimet amerikane, se i njëjti grup që goditi repartin e Peshkëpisë, tetë muaj më mbrapa shkoi të godiste repartin tjetër të Llongos. Për fat amerikanët njoftuan në kohë dhe grekët ndërhynë për ti kapur.
Aty kishte pjesëtar të forcave speciale greke, pjesëtar të policisë greke dhe kjo është një ngjarje e pahetuar. Sali Berisha ishte President dhe hyri gati në luftë me Greqine, shpalli non-grata. Shqipëria ka dy dëshmorë të atdheut pa autorë. Sali Berisha që bëri namin atëherë, sot e ka kandiduar dhe e mbështet Fredi Belerin dhe kjo është çudia.
E ndoqa Ramën në Himarë, u mor që ky nuk di greqisht, është drru… Por nuk u mor me çështjet reale aty.
Tjetra, kam parë pamjet në Athinë, ky ka Karathanon, të ulur në vendin e parë, që është non-grata, që nga ngjarja e Kacifas në 28 tetor 2018. Ai ka qenë në çdo proces zgjedhor në Himarë, që ka patur incidente. Beleri është me origjinë nga Progonati, por thotë vetë se ndihet grek.
Ky në Athinë para tre ditësh, që duhet të merren shërbimet tona sekretë, se Rama thotë që është drru, kjo është lule për atë. Himara do të jetë një problem shumë i madh ditën para zgjedhjeve, prandaj është bërë takimi në Athinë. Do të vijnë autobusët.
Takimi në Athinë ka patur personazhe të grupeve greke, anti-shqiptare, pjesëtar të ish partisë që është shpallur parti terroriste, Agimi i Artë dhe përfaqësues të qeverisë greke dhe Fredi që fliste atje. Ata do të mbështesin Fredi Belerin. Unë nuk çuditem me atë që bëjnë grekët, mua më çudit kjo që po bëjnë shqiptarët, që po kthejnë Himarën në një problematikë që në 12 vjet e hoqëm.
Do të jem kurioz për të parë anti terrorin, që do të nxjerrë një listë të terroristëve, për ti penguar në kufi. Besoj edhe këtë Karathanon. Do ti jepet policisë dhe do të shohim se kush do të ndalohet. Sondazhet deri tani avantazhojnë Fredi Belerin dhe mos të duket habi që edhe mund ta marri Bashkinë. Ne duke u marr me Mitrovicën që është Kosovë, kemi lënë zonën në jug të vendit që është diamanti i turizmit shqiptar”, tha ndër të tjera Hoxha.