Po vjen stuhia nga deti, Drejtoria Detare del me njoftimin urgjent

Jil
Jil
2 Min Read

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se ka pezulluar lundrimin e anijeve të peshkimit dhe trageteve për tre ditët në vazhdim për shkak të motit të keq që pritet që të përfshijë Shqipërinë duke filluar nga dita e sotme.

Njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme Detare

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në Republikën e Shqipërisë gjatë datave gjatë datave 17-18-19.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 datë 17.11.2023 era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe më pas në drejtimin Veri-Perëndim në forcën deri 6-8bft me shpejtësi ere deri 20-30m/s dhe lartësi dallge deri 1.70-3.50 m.

Masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme Detare vijojnê si më poshtë:

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 17-18-19.11.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE TË ANIJEVE TË PESHKIMIT JANË NJOFTUAR QË TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17-18-19.11.2023
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete NUK do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023.
Për çdo ndryshim të masave Drejtoria e Pergjithshme Detare do ju informojë!

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *