Policia helene në këmbë/ Dy shqiptarët plagosin tre grekë, arratisen

Editor
2 Min Read

Policia greke prej disa orësh është ngritur në këmbë për kapjen e dy shtetasve shqiptarë të konsideruar me rrezikshmëri të lartë për shkak të precedentëve të rëndë kriminale.

Ata janë identifikuar orët e fundit si autorë të plagosjes së 3 shtetasve grekë dje në orët e para të mëngjesit jashtë një lokali nate në “Gazi” të Athinës.

Pasi debatojnë me ta, pasagjeri i mjetit godet me grusht një nga grekët. Shoku i këtij te fundit godet me grusht shoferin e fuoristradës dhe kështu ky i fundit hapi zjarr ndaj tre grekëve.about:blank

Fillimisht, ai qëllon të riun që po përleshej me bashkëpunëtorin e tij, më pas qëllon në kokë personin e dytë që po tenton të largohet, ndërsa nuk heziton të qëllojë edhe një pjesëtar të tretë të grupit, i cili po shikonte përleshjen. Dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë.

Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar, i cili ra përtokë i gjakosur pas sulmit vrasës. Sipas mediave greke, dy shqiptarët e shpallur në kërkim janë pjestarë të grupit “Lions” të cilët akuzohen edhe për vrasjen e 40 vjecarit Pëllumb Islami nga Delvina në 21 shkurt 2023. Dyshimet janë se ata ose janë arratisur ose do tentojnë të arratisen në Shqipëri.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *