JiL.al - Jeto i Lumtur

Policia italiane vrau shqiptarin pasi u thirr nga ish-gruaja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Momente frike në Padova ku një 55-vjeçar është vrarë me armë zjarri nga një karabinier, raporton noa.al.

Viktima është Haxhi Çollaku. Ngjarja ndodhi në rrugën Castelfiardo, pak pasi ish gruaja kishte kërkuar ndihmën e policisë që ta mbante ish burrin larg banesës ku ishte afruar.

Në një publikim për mediat, autoritetet vendase fajësuan shqiptarin për ngjarjen.

Sipas tyre, viktima është përplasur me një karabinier dhe në precipitim e sipër është qëlluar nga kolegu polic duke i marrë jetën.

Vrasja ndodhi në zonën ku jeton ish-bashkëshortja e burrit me origjinë shqiptare. I ndjeri ka tentuar të shkojë tek ajo, por kjo e fundit lajmëroi policinë.

Karabinierët vrapuan poshtë banesës dhe i kërkuan burrit të largohej menjëherë.

Në atë moment ai u kthye në makinën e tij, u shtir sikur u largua me marshin mbrapa, por papritmas eci drejt policëve, duke goditur njërin prej tyre ndërsa ai ishte mbështetur mbi komandon e mjetit të tyre duke plotësuar raportin.

Më pas dyshohet se Çollaku ka dalë sërish nga automjeti me thikë në dorë për të sulmuar karabinierin, por kolegu i patrullës ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me katër të shtëna, duke e plagosur rëndë.

Burri vdiq pak pasi u dërgua në spital. Atje u dërgua edhe polici i lënduar, jo në rrezik për jetën. /noa.al

Scroll to Top