JiL.al - Jeto i Lumtur

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të miturit, të moshës 14-17 vjeç, janë konfliktuar në rrugë me njëri-tjetrin.

Policia, ka mbërritur në vendngjarje gjatë sherrit, dhe nga kontrolli fizik ndaj njërit prej tyre, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një dorezë metalike.

“Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera me prezencën e prindërve, psikologut dhe mbrojtësit ligjor, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetasit e mitur të përfshirë në konflikt, të moshave 14-17 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Gjithashtu, për poseduesin e dorezës metalike, u referuan materialet procedurale edhe për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, njoftoi policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se disa shtetas të mitur po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin, në rrugë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej tyre, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një dorezë metalike.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera me prezencën e prindërve, psikologut dhe mbrojtësit ligjor, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetasit e mitur të përfshirë në konflikt, të moshave 14-17 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Gjithashtu, për poseduesin e dorezës metalike, u referuan materialet procedurale edhe për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Scroll to Top