JiL.al - Jeto i Lumtur

Policia serbe terrorizon gruan nga Gostivari vetëm se djali i

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka reaguar pasi Policia e Serbisë po dënon shqiptarët e Maqedonisë që kalojnë tranzit. Së fundmi kështu vepruan ndaj një familjeje vetëm pse djali i tyre, 9-vjeçar kishte veshur një bluzë me shqiponjë

Një shqiptare nga Maqedonia e Veriut u mbajt në paraburgim dhe u detyrua të paguante një gjobë në Serbi vetëm sepse djali i saj 9 vjeç kishte një bluze me Shqiponjë. Ngjarja u denoncua nga Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

Për rastin në fjalë ka raportuar mediumi Gazeta KOHA në Maqedoninë e Veriut.

Afër Beogradit, një patrullë e policisë së Serbisë ka ndaluar veturën e shqiptarit nga Gostivari, e i kanë marrë në stacion të policisë vetëm sepse djali i tyre i mitur, kishte veshur një bluzë me shqiponjë.

Nga ora 19 e ditës së djeshme e deri sot pasdite, policia kishte mbajtur peng familjen shqiptare në polici, ndërsa para gjykatës ka nxjerrë nënën e djalit, S.B, e cila është dënuar me 30.000 dinarë si dhe është shpallur “person non grata” deri në vitin 2031.

Gruaja nuk është lënë e lirë pa paguar gjobën në para dhe kur e ka firmosur vendimin gjyqësor, me të cilën asaj i ndalohet hyrja në territorin serb për 7 vitet e ardhshme.

Rasti i familjes shqiptare nga Gostivari nuk është rast i vetëm kur terrorizohen shqiptarët nga policët serb. Përveç ryshfetit, në shumë raste, shqiptarët që kalojnë edhe tranzit nëpërmjet Serbisë, po keqtrajtohen dhe madje po futen në burgje vetëm se janë shqiptarë.

An Albanian from ???????? was kept in detention and forced to pay a fine in ???????? just because her 9 years old son had a shirt with read & black ???? Truly appalling though not surprising for many of us except for those still believing in appeasement policy twd Vucichttps://t.co/G1tInAfIZq

— Florian Qehaja (@FQehaja) August 24, 2023

Scroll to Top