I dënuar me burg përjetë për vrasjen e policit dhe djalit

Jil
Jil
1 Min Read

Engjëll Brahimi, një personazh i njohur për policinë shqiptare po bën të gjitha lëvizjet për të shmangur ekstradimin drejt vendlindjes. Brahimi, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8 vjeç, 23 vite më parë, ka kërkuar nga autoritetet kanadeze që të mos e ekstradojnë në vendin e lindjes.about:blank

Sipas mediave të huaja, avokati i tij është shprehur se ka hije dyshimi për mënyrën sesi është shpallur fajtor për dy vrasjet e rënda, ndërsa shton se klienti i tij nuk ka besim tek drejtësia shqiptare.

Ngjarja e rëndë, për të cilën ai është shpallur fajtor, ka ndodhur në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”. Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç. Brahimi, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *