Populli e zgjodhi president, Kiara degjeneron Kristin: Mëso himnin kombëtar njëherë (VIDEO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kristi ka diskutuar me Bledin dhe Nitën për pozicionin e tij si President i Big Brother. Ai i tha se do të japë dorëheqjen pasi sheh korrupsion brenda qeverisë. Bledi e ka këshilluar duke i thënë se ai ka të drejtën të shkarkojë qeverinë për tejkalim kompetencash, e ndërsa për shkarkimin e  tij vendos populli.

Kristi ka thënë se ka parë një servilizëm të dukshëm por do t’i japë edhe një mundësi të shohë se si do veprojnë.

Ndërkohë Kiara i’u drejtua Kristit duke i thënë se në radhë të parë duhet të mësojë himnin shqiptar.

Në debat u përfshi dhe Nita, e cila tha se edhe ajo nuk e di himnin, por sipas saj, Kiara nuk ka pse prek në moral.

Kiara i kërkoi asaj mos të ndërhynte, pasi foli me Kristin e jo me të.

Scroll to Top