Të mërkurën përfundoi qëndrimi i Ermiona Lekbellos në shtëpinë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Produksioni vendosi ta skualifikonte këngëtaren për shkak të shkelje të rregullave, ndërsa ajo e ka bërë një publikim në rrjetet sociale për t’i falënderuar të gjithë ata që e mbështetën, ndërkohë që nuk e ka lënë sërish pa e përmendur Luiz Ejllin.
“Falënderoj të gjithë ju me zemër që më mbështetet gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e BBV2. Një falënderim i veçantë i shkon Luizit, që më qëndroi afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim”.
“Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Kejsin që dhe ata i dua fort”.
“Më vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë nuk mund të duroja hipokrizitë, falsitetin, kinematë dhe teatrin e kukullave dy lekëshe”.
“Sot ma keni mbushur shpirtin me shume dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm!”, shkruan në postimin e saj në Instagram.